MENU
klinika

Detajet

Helmohen 30 qytetarë në Bulqizë, dyshimet kryesore

04.05.2019 - 20:19

Rreth 30 persona janë paraqitur këtë të shtunë në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi.

Bluzat e bardha shprehen se helmimi i tyre mund të ketë ardhur nga uji i pijshëm.

Qytetarët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal.

Në mesin e te helmuarve ka të rritur, por edhe fëmijë.

Mjekët shprehin shqetësimin se numri i qytetarëve sa vjen e rritet.

Ndërkohë organet kompetente dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë punën për të identifikuar shkaqet, të cilat helmuan 30 banorë të të njëjtit qytet.