MENU
klinika

Përsërit apelin për protestuesit

Dhuna në protestë/ Lleshaj bën bilancin e policëve të plagosur

11.05.2019 - 22:30

Ka reaguar sërish në twitter ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndërsa bën bilancin e policëve të plagosur në protestë, Lleshaj përsërit edhe një herë thirrjen për qytetarët që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!

“13 policë janë lënduar nga dhuna ekstreme e organizuar dhe drejtuar në mënyrë politike.
Përsëris thirrjen ndaj qytetarëve që të distancohen nga grupi që sulmon Policinë dhe institucionet!” –shkruan Lleshaj në twitter.