MENU
klinika

Akuzat nga Prokuroria

Dhunuan efektivët e policisë? Reagojnë 6 ish-deputetët e PD: Ja ç’ndodhi

29.05.2019 - 14:14

Ditën e djeshme Prokuroria e Tiranës nxorri njoftimin se janë vënë nën hetim 6 ish-deputetët të Partisë Demokratike.

Një ditë pas këtij njoftimi, ish-deputetët kanë dalë në një deklaratë për mediat.

Nga selia blu ata theksuan se ndryshe nga çfarë akuzohen nga prokuroria, janë vetë ata të cilët janë dhunuar.

Ish-deputeti Enkeled Alibeaj tha se;Policia na pengoi ne te drejten tone kushtetutuese dhe ligjore per te marre informacion. Interesi yne ishte per te marre informacion per protestuesit e arrestuar e te dhunuar ne menyre te kundraligjshme. Drejtori i Pergjithshem, nendrejtori i pergjithshem, prokurori i ceshtjes ishin te impenjuar jo me detyrat e tyre, por te mbytur nga avujt e alkoolit.

Pamjet tregojne se Drejtori i Pergjithshem i Policise agreson deputetin Strazimiri per t’i marre telefonin me te cilin po filmonte. Nendrejtori i policise vendos doren ne brez per te nxjerre armen. Ne kemi depozituar ne prokurori kallezim penal ndaj cdo personi qe na ka penguar te kryejme detyrat kushtetuese, por prokuroria nuk ka bere asnje veprim per kete kallezim“, tha ai.

Ndërkohë ish-deputeti Flamur Noka tha se ata janë përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga pushteti.

Jemi perballe nje tentative te kercenimit politik te opozites nga pushtetit. Ne si deputet ishim ne kryerje te funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur qe policia te godase apo dhunojne deputete ne krye te detyres. Ky eshte rast i paprecedente. Ne videon e shperndare nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qarte qe une largoj punonjesin e policise nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetet jane te paprekshem“.