MENU
klinika

Dhunuan efektivët

Ish-deputetët e PD në Prokurori: Dy duar për një kokë!

30.05.2019 - 10:27

Në Prokurorinë e Tiranës janë ishin thirrur ditën e sotme 6 ish-deputetët e Partisë Demokratike.

Ata akuzohen për hyrje me dhunë në komisariat dhe kundërshtim me dhunë të efektivëve.

Nga Prokuroria e Tiranës ata ishin thirrur si persona nën hetim me akuzën për hyrjen me dhunë në komisariat dhe dhunim të efektivëve të policisë.

Ish-deputeti Alibeaj, tha se akti i përgatitur nga prokurori është tërësisht i pavlerë dhe për këtë ai ka kërkuar të ribëhet edhe njëherë.

Nuk ka është komunikuar akuzë. Nuk dimë se çfarë materialesh ka mbledhur prokuroria. Ne këtu do të jemi, në respekt të ligjit. Dy duar për një kokë janë, u bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen ditën e diel”,- tha ai.