MENU
klinika

Një takim imagjinar

Dialog në qiell midis Stalinit e Hitlerit

08.05.2019 - 13:05

Ky dialog imagjinar, i improvizuar prej meje, me rastin e 9 majit, ditës të fitores mbi Nazizmin, është një reflektim, bilancesh e vizionesh, për dy prej kombeve më të mëdha të Europës – gjermanëve dhe rusëve, pas 71 vitesh nga mbarimi i Luftës të Dytë Botërore – shkruan, Klodi Stralla.

Hitleri: – Mirëmëngjes i dashur Josif Visarionoviç!

Stalini: – Mirëmëngjes her Adolf!

Hitleri: – Sot është një ditë e shënuar për ty. Si sot, 71 vjet më parë, ushtarët e tu ngritën flamurin e kuq mbi Rajshtag dhe së bashku me kapitalistët Rusvelt dhe Çërçill u renditët si tre fitimtarët e mëdhenj të LDB.

 

 

 

Stalini: – Natyrisht, bëra sa munda që ta rikrijoja e zgjeroja perandorinë ruse. Nuk e mohojnë dot që, atë që arrita unë, do t’a kishin zili si Pjetri ashtu edhe Katerina e Madhe.

Hitleri: – Ti luftove për territore Stalin, ndërkohë që i kishe me tepëricë, por ende sot, pas 70 vjetësh, rusi i zakonshëm as që ka të krahasuar, në nivel jetese, me gjermanin që humbi luftën. Nuk ke reflektuar ndopak për këtë fakt, se këtu në Qiell kemi kohë boll të mendojmë, si për ato që kemi bërrë mirë ashtu edhe për ato që kemi bërrë keq?.

Stalini: – Ju, Hitler, çmoni si më të vlefshme mirëqënien materiale që, vërtet, vetëm pak vite pas luftës, tek ju ishte shumë më e lartë se e jona. Por mos haro se ju ende jeni të pushtuar nga anglo -saksonët dhe çifutët, ndërsa ne, ndonse më të varfër materialisht, jemi sovranë në vendin tonë dhe Putini ynë më nxjer mallë e rinisë time me veprimet që bëri në Krime dhe Ukrainë. Jo më kot trashëgon emrin e Leninit tonë të madh.

Hitleri: – Këtu gabohesh pak i dashur Stalin, se Putini juaj më ngjan më shumë mua se sa Leninit apo të gjithë ju bolshevikëve së bashku. A nuk po ndjek ai të njëjtën agjendë që ndoqa unë pas ardhjes time në pushtet në 1933, duke synuar të krijoj Rajhun e III-të, d.m.th. t’i grumbulloj gjithë gjermanët në një shtet të vetëm? A nuk krijoi ai një regjim autoritar dhe e disiplinoi pronën private dhe kapitalin duke u vënë “shkopin në thana” degjenerimeve sorosiane? A nuk e kundërshtuan këtë anglo-saksonët dhe çifutët 70 vjet më parë dhe a nuk po e kundërshtojnë, po këta, agjendën e Putinit sot?

Stalini: – Vërtet, në shumë drejtime, Putini të ngjan më shumë ty se mua. Me sa duket ka ndikuar kultura gjermane që ka marrë kur ish në Gjermani si funksionar i KGB-së. Ne, aso kohe, përdorëm ideologjinë komuniste dhe Partitë Komuniste si “kalë Troje” në luftë me vendet kapitaliste, ndërsa Putini është më bashkëkohor kur përdor “linjat e gazit”, pa të cilat Europa dhe Gjermania juaj vdesin po si patën.

Hitleri: – I dashur Stalin, kam dashur të të pyes, pse fill pas luftës ju, si tre fitimtarët e saj, u konfliktuat me njëri-tjetrin dhe e ndatë botën në dysh? U tregove i pamatur, tamaqar territoresh, dogmatik marksist apo të mbeti “dama maço” në dorë?

Stalini: – As unë nuk e morra vesh si ndodhi kjo, por të siguroj se nuk ka qënë faji im. Aq më shumë që ne rusët ishim më nevojtarët. Vetëm ndihma e tyre mund të lehtësonte sadopak dëmet e paimagjinushme që na shkaktove ti, me atë luftën tënde pa kuptim që bërre ndaj nesh. Vërtet, edhe unë dua të të pyes, si e pate që na sulmove, kur ne ishim marrë vesh shumë mirë të mos e sulmonim njëri-tjetrin dhe secili të qeveriste në zonën e vet? Nga grindja jonë përfituan vetëm anglo-saksonët dhe çifutëria.

 

 

Hitleri: – Këtë e kam menduar gjatë këtu në Qiell dhe e pranoj që ishte gabimi më i madh i jetës time. I kërkoj ndjesë, si popullit gjerman ashtu edhe atij rus. Isha i ri, pa përvojë, fodull, euforik dhe ndjenjat ma errësuan arsyen. Unë, budallai, mendoja se anglo-saksonët dhe çifutët kishin si armikun kryesor të tyre komunizmin dhe ju ofrova shërbimet e mia, që t’a shkulja nga rrënjët këtë “kolerë të njerëzimit”. Nuk kisha lexuar aq sa duhej për të kuptuar se ishin ATA që e krijuan komunizmin dhe ia injektuan një vendi aq të madh dhe të pasur si Rusisë tuaj, për t’a penguar të bëhej rivali i tyre në të ardhmen. Prandaj, nuk di se si t’a këshilloj frau Merkel-in, që të vetmen gjë që nuk duhet të bëjë është të prishë marëdhëniet me Rusinë, vetëm se Putini dëshëron t’i mbledhë gjithë rusishtfolësit në të njëjtin shtet.
Ju kini burime pa fund dhe ne kemi mendje pjellore, le t’i kombinojmë së bashku dhe Euro-Azia do të jetë e jona. Ndryshe, nëse ne rigrindemi përsëri me njëri-tjetrin, të fituar do të dalin përsëri po ata, anglo-saksonët dhe çifutët e mallkuar.

Stalini: – E shoh që qëndrimi i gjatë në Qiell t’i paska kthjelluar mendimet, por më vjen keq për një gjë: ajo shprehja popullore, “bëmë edhe njëherë nuse, pa di të nusëroj”, qënka shumë e vërtetë. Kohët nuk janë më ato të para 70 viteve, i dashur Hitler, bota është globalizuar dhe ekonomitë tona janë shumë të ndërvarura nga njëra-tjetra. Çifutëria ndërkombëtare ka ditur t’a lidhë botën jo me ata zinxhirrët e ndryshkur që përdorëm ne, Ti “racën” dhe Unë “luftën e klasave”, por me zinxhirrë floriri. Sot, botën e mban të lidhur “Kapitali financiar ndërkombëtar”. Që t’a këputësh këtë zinxhir duhen sakrifica të mëdha, lumenj gjaku, që të rinjve të sotëm nuk u shkon as mendja t’i bëjnë.

Hitleri: – Unë ende besoj në vitalitetin e racës tonë ariane që, sa herë Historia e ka flakur në fund të greminës, ka gjetur forca të ringritet.

Stalini: – Të lumtë goja, edhe unë besoj në vitalitetin e popullit të madh rus.

Qiell, 9 maj 2016

 

Nga: Klodi Stralla

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!