MENU
klinika

Deklarata

Dy orë para protestës/ Hajdari apel qeverisë dhe opozitës

13.05.2019 - 16:34

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Kuvend, Rudina Hajdari bëri apel që të shmangen tensionet dhe përplasjet në protestën e opozitës.

Dy ditë pas dhunës ndaj Sahit Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së, Hajdari i ka uruar këtij të fundit dhe protestuesve shërim të shpejtë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, liderja e ‘opozitës së re’ ka kërkuar që të shmanget ajo që Hajdari e quan “përplasja vëllazërore”.

Në mesazhin e saj të shkurtër, ajo flet për sjellje barbare, që sipas saj bën të fajshëm të dy palët.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot.

Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët”,  shkruan Hajdari.