MENU
klinika

E rëndë në Durrës

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektriçisti

17.05.2019 - 13:30

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si K.XH, me profesion elektriçist.

Në momentin e ngjarjes së rëndë, 35-vjeçari ka qenë duke riparuar një defekt elektrik në një shtyllë, ku ka rënë në kontakt me energjinë dhe për pasojë ka ndryshuar jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN