13.05.2019 - 13:11
Një ditë më parë u raportua për një 12-vjeçar të cilin e mori rrjedha e lumit të Valbonës në Tropojë.
Sot familja e 12-vjeçarit ka marrë lajmin e kobshëm se trupi i të miturit është gjetur në vendin e quajtur Ura e Dragobisë.
Vogëlushi kishte shkuar për të peshkuar 200 metra larg banesës, në lumin Valbonë, por është mbytur.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur në mënyrë aksidentale.
Policia po heton më tej për të zbardhur ngjarjen e plotë.