MENU
klinika

E rëndë në Tropojë

Gjendet i vdekur 12-vjeçari në lumin Valbonë

13.05.2019 - 13:11

Një ditë më parë u raportua për një 12-vjeçar të cilin e mori rrjedha e lumit të Valbonës në Tropojë.

Sot familja e 12-vjeçarit ka marrë lajmin e kobshëm se trupi i të miturit është gjetur në vendin e quajtur Ura e Dragobisë.

Vogëlushi kishte shkuar për të peshkuar 200 metra larg banesës, në lumin Valbonë, por është mbytur.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur në mënyrë aksidentale.

Policia po heton më tej për të zbardhur ngjarjen e plotë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN