MENU
klinika

Me projektor në "Protestën e dritës"

Fasada e Kryeministrisë mbushet me mesazhet: Rama ik!

11.05.2019 - 20:39

Pasi tubuesit dhe opozita kanë qëndruar për rreth dy orë në shesh, tashmë protesta ka rënë në qetësi.

Veç molotovit, protestuesit nuk kanë kursyer drejt godinës së kryeministrisë edhe hedhjen e bojës së zezë.

Por kësaj radhe ndryshe nga çdo herë tjetër, nga opozita është përdorur edhe një projektor, përmes të cilit shfaqej në gjithë fasadën e Kryeministrisë, mesazhi kryesor i kësaj proteste: Rama ik!

Një tjetër skenografi e opozitës në bulevard. Qytetarët e mbledhur në protestën e thirru nga opozita kanë ndezur të gjithë telefonat e tyre celularë duke i ngritur lartë si pjesë e protestës së tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.