MENU
klinika

Për të gjashtën herë

“FenoMessi”/ Argjentinasi fiton “Këpucën e Artë”

25.05.2019 - 10:54

Tani nuk ka më dyshime se Lionel Messi do të marrë “Këpucën e Artë” për të gjashtën herë në karrierë.

Kylian Mbappe shënoi golin e vetëm në humbjen 3-1 të PSG-së në fushën e Remis duke u shpallu golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 33 gola.

Francezi ishte rivali i vetëm në garë, që mund të kërcënonte Lionel Messin për çmimin e Këpucës së Artë europiane, ndërkohë që ylli i Barcelonës e mbylli La Ligan në kuotën e 36 golave, 3 më shumë se Mbappe.

Virtualisht, rekordi i Messit mund të arrihet nga Quagliarella i Sampdorias, që ka shënuar 26 gola në Serinë, por praktikisht është e pamundur që sulmuesi veteran italian të shënojë 10 apo më shumë gola në takimin e javës së fundit kundër Juventusit.

Përveç këtij trofeu, argjentinasi do të jetë një kandidat kryesor edhe për Topin e Artë të gjashtë në karrierë, pavarësisht se nuk arriti të fitonte Champions League-n.