Lewis Hamilton do të niset nga pole-position në Çmimin e Madh të Monacos.
Anglezi i Mercedesit bëri gjithçka në sesionin e tretë duke regjistruar një xhiro të shpejtë perfekte me kohën 1 minutë 10 sekonda e 166 të mijtat.
Hamilton mbajti pas shpatullave të tij shokun e skuadrës Valteri Bottas, i cili ishte vetëm 86 të mijtat e sekondit më i ngadaltë se anglezi. Rradha e dytë e nisjes në Principatë do të kompletohet nga Max Verstappen dhe Sebastian Vettel që kishin diferenca të mëdha në kohë me dy pilotët e Mercedes.
Zhgënjeu totalisht Charles Leclerc i cili u përplas me një mur mbrojtës në sesionin e parë të provave të lira dhe do të niset nga vendi i 16-të, në një garë ku renditja në provat zyrtare vlen më shumë se në çdo pistë tjetër.