MENU
klinika

Çmimi i madh në Monaco

Ferrari zhgënjen sërisht/ Hamilton niset i pari

25.05.2019 - 23:31

Lewis Hamilton do të niset nga pole-position në Çmimin e Madh të Monacos.

Anglezi i Mercedesit bëri gjithçka në sesionin e tretë duke regjistruar një xhiro të shpejtë perfekte me kohën 1 minutë 10 sekonda e 166 të mijtat.

Hamilton mbajti pas shpatullave të tij shokun e skuadrës Valteri Bottas, i cili ishte vetëm 86 të mijtat e sekondit më i ngadaltë se anglezi. Rradha e dytë e nisjes në Principatë do të kompletohet nga Max Verstappen dhe Sebastian Vettel që kishin diferenca të mëdha në kohë me dy pilotët e Mercedes.

Zhgënjeu totalisht Charles Leclerc i cili u përplas me një mur mbrojtës në sesionin e parë të provave të lira dhe do të niset nga vendi i 16-të, në një garë ku renditja në provat zyrtare vlen më shumë se në çdo pistë tjetër.

Njëri i burgosur në kampet e përqëndrimit, tjetri komandant

Shokët e skuadrës që u bënë armiq!

Cristiano Ronaldo shfrenon fantazinë

Kampionati arab mes 4-5 më të fortëve në botë

Rrezikohet përjashtimi nga Champions League

Zyrtare: UEFA fillon hetimet kundër Barcelonës

Rastet rriten me 34 përqind

Rekord’ trukimesh në futboll për 2022

Warriors triumfojnë me Dallas

Lakers fitore të madhe kundër Suns