MENU
klinika

Shpalosen traditat

“Festivali i Parë i Gastronomisë Shqiptare” në Athinë

12.05.2019 - 20:17

Traditat e bukura shqiptare u shpalosën sot në qendër të Athinës, në prehrin e Akropolit të lashtë, ku u zhvillua “Festivali i Parë i Gastronomisë Shqiptare”.

Me rastin e festës ndërkombëtare të Nënës, “Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi” ka organizuar një ditë dedikuar kulturës, traditave dhe zakoneve shqiptare, duke sjellë për të gjithë të pranishmit ushqime tradicionale shqiptare, valle popullore nga të gjitha krahinat, punime dore si dhe mjaft subjekte artizanale nga atdheu.

Aktiviteti ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shqiptar në Greqi, por edhe shumë vendas, madje në sallën e ndodhur në zonën më të lashtë e historike të vendit, në “Monastiraki” nuk kanë munguar dhe turistët e shumtë, të cilët e kanë konsideruar “një ide brilante” dhe kanë shijuar me shumë kënaqësi mjaft receta shqiptare.

Aktiviteti është zhvilluar me inisiativën dhe vullnetarizmin e të gjitha grave aktiviste të organizatës emigrante “Lidhja e Gruas Shqiptare në Greqi”, ndërsa çdo gjë është ofruar falas tek të pranishmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN