MENU
klinika

Aksion blic

Forcat Operacionale ‘zbarkojnë’ në burgje, të burgosurit “VIP” kapen me…

21.05.2019 - 09:13

Kontrolle blic nëpër qelitë e burgut me synim rritjen e sigurisë dhe për të sekuestruar objektet e paligjshme janë ushtruar nga Forcat Operacionale të Policisë së Burgjeve.

Gjatë këtij operacioni janë kapur me telefon celular në qeli të burgosurit; Admir Tafili, Asmer Bilali, Edmond Leskaj dhe Leo Osmanaj.

Gjatë ditës së djeshme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me punonjësit e Shërbimit të Kontrollit në Burgje.

Kujtojmë që teksa ajo zhvillonte takimin për të rritur masat e sigurisë në qeli dhe parandalimin e futjes së objekteve të paligjshme, ministrja u sfidua nga koka e grupit krimina ‘Bajri’, Safet Bajri.

Ai ka postuar video nga burgu, duke ndjekur një emision humori.

Ajo që bie në sy në videon e shpërndarë nga Safet Bajri, është televizori i teknologjisë së fundit, i harkuar dhe i lidhur me internet, telefoni celular dhe aksesi i Bajrit në Instagram.