MENU
klinika

Detajet

Frontex “zbarkon” në kufirin shqiptaro-grek, nis patrullimin

20.05.2019 - 14:32

Një operacion patrullimi do të zhvillohet nga Agjensia Evropiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare për herë të parë në Shqipëri, pranë kufirit me Greqinë.

Ky operacion vjen si një kundërpërgjigje ndaj tentativave për emigracion të jashtëligjshëm përballë mundësisë së ndryshimit të rrugës së refugjatëve, e cila mund të përfshijë edhe Shqipërinë si vend tranzit për azil-kërkuesit të cilët largohen kryesisht nga vendet e konfliktit me qëllimin për të mbërritur drejt Europës Perëndimore.

Njoftimin për nisjen e këtij operacioni u dha të martën në Tiranë, gjatë vizitës së Komisionerit për Emigracionin, Dimitris Avramopulos, i cili i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri, do të mbajë një konferencë të përbashkët për mediat, me Kryeminsitrin, Edi Rama, dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Operacioni në fakt, do të zhvillohet për herë të parë në ditën pasardhëse, ku përvec misionit do të ketë një staf të kualifikuar dhe pajisje shtesë që do të vendosen pranë kufirit me Greqinë.

Këto veprime, vijnë si derivate i marrëveshjes së arritur në 5 Tetor 2018, mes Shqipërisë dhe Frontex.

Vendi ynë nuk u përfshi në rrugën migratore që ndiqnin refugjatët dy vite më parë, por gjatë muajve të fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e tentativave për të përdorur vendin tonë si tranzit në rrugëtimin drejt Europës Perëndimore.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”