MENU
klinika

Votimet në revistën franceze

Fustanet e nusërisë/ Elia Zaharia lë pas Kate dhe Meghan

05.05.2019 - 19:15

Fustani i nusërisë së Meghan Markle ishte ndër fustanet më të përfolur të dasmave mbretërore, ashtu si edhe ai i Kate në vitin 2011.

Përgjithësisht dasmat mbretërore nuk kalojnë asnjëherë pa vëmendje dhe revista e njohur franceze “Point de Vue” duke përmbledhur dasmat e viteve të fundit, ka realizuar një votim për sa u përket fustaneve të nusërisë.

Mes fustaneve të Kate, Meghan dhe shumë nuseve të tjera mbretërore, renditet edhe ai i Elia Zaharia Zogut.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë princesha Elia në një postim në Facebook.


“Sondazh në revistën Point de Vue! Kush është fustani i nusërisë që ju pëlqen më shumë? Janë fustanet e dasmave më të njohura mbretërore, por unë mendoj që Blerina Kllokoqi Rugova meriton ta mbështesim për talentin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të saj! Mjafton të klikoni mbi foton e fustanit tuaj të preferuar”, -ka shkruar Elia përkrah sondazhit.

Deri më tani Elia kryeson me 59% të votave duke lënë pas Victoria-n e Suedisë me 11% Alina-n e Rumanisë me 8%, Kate-in me 3% dhe Meghan-in me 2%.

Linku i sondazhit nga revista franceze “Point de Vue”

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat