MENU
klinika

Detajet

Gjonaj takim ‘blic’ me SHKBB

20.05.2019 - 19:26

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgjet e vendit.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura çështjet kryesore të ngritura nga ministrja Gjonaj ishin ato të sigurisë në sistemin e burgje dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Mbledhja gjithashtu ka pasur të bëjë dhe me regjimin e posaçëm dhe masat që duhet të marren nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, për zbatimin e tij.

Kjo mbledhje vjen në kuadër të masave të shtuara te sigurisë së burgjeve por edhe të ngjarjeve të fundit ku janë kapur nga forcat e Policisë së Burgjeve dhe SHKBB-ja, një sërë sendesh të ndaluara.