MENU
klinika

Gjyqi për nusen që helmoi vjehrrën

Flet ish-bashkëshorti: Ja si e mora vesh vdekjen e nënës

20.05.2019 - 15:07

Në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-bashkëshortes së tij, Marjana Çmeta, Oltion Lami ka dhënë dëshminë e tij tek Gjykata e Krimeve të Rënda.

Çmeta akuzohet se ka helmuar me fostoksinë vjehrrën e saj Lirie Lami.

Gjatë seancës së sotme, Oltion Lamo në dëshminë e tij ka shpjeguar mënyrën se si e mori vesh vdekjen e nënës së tij e më pas faktin se ishte vrarë.

Sipas tij, nëna dhe ish-gruaja edhe më herët kanë pasur konflikte dhe pikërisht për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia.

Ditën e ngjarjes, nëna tha i riu, kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin, ndërsa vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë.

Dëshminë e tyre e dhanë edhe 6 persona të tjerë, të afër të familjes Lami dhe dëshmitarë okularë, të cilët treguan për momentin se si e kishin gjetur të pajetë Lirie Lamin dhe me shenja në faqen e majtë.