MENU
klinika

Hyrja në BE bazohet në progresin individual

Hahn: Maqedonia e Veriut s’duhet të presë ato që mbeten pas

17.05.2019 - 20:57

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn e cilëson hyrjen në BE, një meritë të bazuar në progres individual të shteteve përkatëse.

Përmes një postimi në Twitter, Hahn ndalet gjerë e gjatë te shteti i Maqedonisë së Veriut, ndërsa shkruan se nuk do ishte e drejtë nëse kësaj të fundit i duhet të presë të tjerët që mbeten pas.

Hahn, nuk lë pas edhe zgjidhjen e konfliktit Serbi-Kosovë, ku thekson se e njëjta përgjigje vlen edhe për këtë çështje.

“Hyrja në BE është një meritë bazuar në progresin individual. Nuk do ishte e drejtë nëse Maqedonia e Veriut duhet të presë për të tjerët që mbeten pas. Njohja e BE-së për progresin konkret dhe stabiliteti thelbësor i BB. E njëjta vlen edhe për zgjidhjen e konflikteve Serbi dhe #Kosove”-u shpreh Hahn.