MENU
klinika

Takimi me ambasadorin e BE-së

Hapja e negociatave/ Rama fton Bashën: Të mendojmë për vendin!

29.05.2019 - 15:59

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka shkuar në këto momente në Kryeministri për t’i dorëzuar kryeministrit të vendit Edi Rama progres raportin e Komisionit Europian i cili vlerëson se Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm, prandaj edhe i ka rekomanduar Këshillit të Europës, hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Soreca deklaroi ndër të tjera, se përballë këtij fakti, të gjitha palët politike duhet të lënë mënjanë dasitë politike.

“Kam kënaqësinë t’ju konfirmoj se Komisioni Europian i rekomandon Këshillit të Europës hapjen e negociatave me Shqipërinë. Përgëzime për punën e mirë që keni bërë. Vettingu ka ecur përpara ka avancuar duke nxjerrë më shumë se 140 vendime. Së dyti lufta ndaj krimit të organizuar ka çuar në një sërë operacionesh të mëdha. Ngritja e Task Forcës korrupsion ka rritur procesin proaktiv të hetimit brenda administratës, vettingu ka çuar në largimin e një numri të gjyqtarëve të korruptuar”, tha Soreca, duke shtuar se sfidat nuk mbarojnë me kaq.

Soreca deklaroi ndër të tjera, se përballë këtij fakti, të gjitha palët politike duhet të lënë mënjanë dasitë politike.

“Konsensus për integrimin, tejkaloni polarizimin, tejkaloni ndasitë partiake. Të jeni të bashkuara përpara integrimit. Ne ritheksojmë të angazhoheni në dialog. Sot, Shqipëria ka arritur një gur kilometrik shumë të rëndësishëm”,– vijoi Soreca.

Ndërsa kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se pas këtij hapi, Shqipëria pret vendimin politik të Këshillit të Europës. Pikërisht për të bindur këshillin ai tha se do të punohet fort.

“I kemi bërë me përpikmëri të gjitha detyrat e shtëpisë, për këtë fakt KE, i cili është mekanizmi më i besueshëm lidhur me vlerësimin e ecurisë së një vendi, sot ka konfirmuar rekomandimin pozitiv pa kushte për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.H

Faktikisht vitin e shkuar morëm rekomandim pa kushte dhe Këshilli Europian vendosi që në qershor 2019 të zyrtarizojë çeljen e negociatave për anëtarësim dhe në dhjetor të nisë procesi. Ç’ka është e rëndësishme për ne, për të gjithë shqiptarët është se përsëri komisioni ka konfirmuar progres dhe bazuar në fakte në shifra e analiza ka ri rekomanduar çeljen e negociatave, ndryshe nga sa ka ndodhur me vende të tjera Shqipëria de facto ka filluar procesin ‘screening’.

Nga pikëpamja e procesit në vetëvete, Shqipëria nuk ka humbur asnjë minutë. Ky vit nga viti i shkuar kur u dha rekomandimi i parë, ka qenë një vit intensiv pune me komisionin sa i përket aspekteve të legjislacionit siç ndodh me të gjitha vendet e tjera. Ky është hapi i parë hapi i dytë konfirmues është Këshilli Europian, mbledhja e gjithë udhëheqësve politikë. Në hapin e parë kriteret janë objektive tek i dyti gjykimet janë politike. Ne do bëjmë gjithçka që të influencojmë gjykimin politik”,- tha ai.

Kryeministri kishte edhe një mesazh për kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha.

I sigurt që mesazh të shkonte qartë e pastër për të, Rama kërkoi nga përkthyesit në sallë të mos e përkthejnë mesazhin e tij për kreun e partisë demokratike.

“Në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi realizuar progresin e nevojshëm por s’do të thotë që kemi realizuar progresin e mjaftueshëm. Ka nënvizuar reformën në drejtësi, duke komunikuar me publikun se reforma jonë në drejtësi është unike.

E pres me kuriozitet momentin kur do i kërkohet vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Dua t’i qëndroj besnik bindjes dhe sjelljes time në gjuhë të huaj, po flas shqip po këtu jemi në konferencë ndërkombëtare, të mos flas në gjuhë të huaj për opozitën. Ndaj i kërkoj përkthyesve të mos e përkthejnë atë c’ka kam për të thënë për opozitën.

Një gjë është e sigurtë nga raporti dhe e kam apel për Basheën deri në momentin e vemdimmarrjes është mirë të mendojmë për Shqipërinë, jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo zgjedhjet e radhës. Është mirë të mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkunduar për JO me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin, protestash që janë partiake jo popullore. E fundit që kam, ne e kemi lexuar me shpejtësi raportin, do ta lexojmë me shumë vëmendje, dhe ministri në detyrë i jashtëm do të paraqesë një plan veprimi për të gjitha.”