MENU
klinika

"Të mos konsumohet..."

Helmimi i banorëve në Bulqizë, reagon ISHP

06.05.2019 - 12:06

Në lidhje me helmimin e banorëve në Bulqizë ka ardhur edhe reagimi i Institutit të Shëndetit Pubik.

Përfaqësuesja e këtij institucioni, Rovena Daja deklaroi se banorët e Bulqizës anë udhëzuar të mos pijnë ujë nga çezma.

Sipas saj numri i të prekurve është ulur dhe në spital nuk ka asnjë të shtruar pasi të prekurit morën ndihmën e parë dhe u larguan.

“Ne për momentin kemi udhëzuar që uji të mos konusmohet dhe realisht që nga ky moment numri i rasteve është ulur shumë.

Lagjia që është prekur konsumon kryesisht ujin e rrjetit dhe ky fakt na bën të mendojmë se ky mund të jetë shkaktar i helmimit“, u shpreh Daja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN