MENU
klinika

Trajneri braktis stërvitjen

Higuain sherr me shokun e skuadrës/ Sarrit ‘i ikën truri’!

28.05.2019 - 22:28

Stërvitja e fundit para finales së Europa League ka tensionuar së tepërmi situatën tek Chelsea.

Gonzalo Higuain dhe David Luiz kanë debatuar dhe janë konfrontuar fizikisht në stërvitje, gjë që ka tërbuar Maurizio Sarrin, i cili braktisi stërvitjen.

Braziliani iu kundërpërgjigj duke mbështetur brrylin në trupin e sulmuesit.

Megjithatë, atmosfera mes tyre nuk dukej dhe aq e tensionuar, por trajneri Sarri ishte ai që u indinjua më shumë, pasi lojtarët dukej se po debatonin jo shumë seriozisht.

Ai u largua tepër i acaruar drejt tunelit, duke hodhur dy herë kapelën në tokë.

Pas dëmtimit të Pedro në stërvitje dhe dyshimeve për prezencën e N’Golo Kante, Sarri duhet të përballet edhe me situatën tepër të tensionar.