MENU
klinika

Almanak

Histori: Çfarë ka ndodhur më 11 maj?

11.05.2019 - 08:27

330 – Kostandinopoja (ish Bizanti) bëhet kryeqyteti i Perandorisë Romake. Përfundimisht, kjo perandori Lindore e Orthodhoksisë së krishterë e njohur si Perandoria Bizantine do të tkurrej në vetëm kryeqytet me rrethinat e saj – dhe do të binte nën Perandorinë Osmane në betejën historike të vitit 1453. Qyteti mori emrin Stamboll. Më pas u bë kryeqyteti i katërt dhe i fundit i Osmanëve deri në rënien e kësaj perandorie në vitin 1923, kur u zëvendësua me Republikën e Turqisë dhe me Ankaranë si kryeqytet.

1310 – Paris, Francë, 54 pjesëtarë të urdhërit të Kalorësve Tempullarë u dogjën në turrën e druve si heretikë. Fushata e përndjekjes së tyre vazhdoi Sot, ndërsa shumica e historianëve pajtohen se Kalorësit Tempullarë u shpërbënë plotësisht 700 vjet më parë, disa njerëz besojnë se Urdhëri kaloi në ilegalitet dhe vazhdon të mbetet në ekzistencë. Në shekullin e 18-të, organizata të caktuara, veçanërisht Freemasonët, ringjallën disa prej simboleve dhe traditave mesjetare të Kalorësve Tempullarë. Kohët e fundit, tregimet legjendare se tempullarët zbuluan Kupën me të cilën Jezusi piu verën në darkën e fundit (Holy Grail) kur ata morën Malin e Tempullit në Jeruzalem, kanë gjetur rrugën e tyre në libra dhe filma mjaft popullorë.

1751 – Në Pensilvani u krijua spitali i parë në 13 kolonitë britanike në Amerikë.

1812 – Vallëzimi Valc pushtoi sallonet e ballove angleze. Shumë vëzhgues të asaj kohe e konsideruan atë të neveritshëm dhe të pamoralshëm pasi dy persona, femër e mashkull, qëndronin thuajse ngjitur trup-më-trup kur kërcenin. Valci filloi mes fshatarëve në Bavari dhe Tirol, pastaj u përhap në Bohemi, Austri, kryesisht në fshatrat në periferi të qyteteve. Sot, Valci i shpejtë vjenez, i popullarizuar nga familja e kompozitërove Shtraus, dhe Valci i ngadalshëm i stilit amerikan e ndërkombëtar janë jashtëzakonisht të përhapur mes vallzuesve të të gjitha moshave.

1858 – Minnesota pranohet si shteti i 32-të i SHBA-së. Shteti njihet si “Toka e 10.000 Liqeneve”, ndërsa emri Minesota është fjalë indiane vendase, për “ujë të pastër”.

1904 – Në Figueras, Spanjë, lindi Salvador Dali – artisti surrealist, piktor, skulptor, artist grafik, dhe projektues. Në vitin 1937 Dalí vizitoi Italinë dhe adoptoi një stil më tradicional arti, së bashku me pikëpamjet e tij politike (Dali ishte mbështetës i Frankos dhe fazhizmit). Ai shkoi në SHBA në vitin 1940; gjatë kësaj kohe iu përkushtua kryesisht vetë-publicitetit; pikturat e tij ishin shpesh mbi tema fetare (Kryqëzimi), edhe pse subjekte seksuale ishin gjithashtu mbizotëruese. Më 1955, Salvador Dali u kthye në Spanjë. Vdiq i vetmuar në vitin 1989.

1916 – Albert Einstein shpall Teorinë e përgjithshme të relativitetit – teori gjeometrike e gravitacionit dhe përshkrimi i tanishëm i gravitacionit në fizikën moderne. Teoria e Ajnshtajnit ka gjetur zbatime të rëndësishme astrofizike. Për shembull, ajo nënkupton ekzistencën e vrimave të zeza në të cilat hapësira dhe koha deformohen në mënyrë të atillë sa asgjë, madje as drita, nuk mund të shpëtojë.

1924 – Firma Mercedes – Benz formohet nga bashkimi i dy kompanive; Gottlieb Daimler dhe Karl Benz.

1949 – Siam ndryshoi emrin e saj në Tajlandë.

1953 – Kryeministri britanik Winston Churchill kritikon sekretarin amerikan të Shtetit John Foster Dulles për teorinë domino sipas së cilës nëse një vend bie nën sundimin komunist të gjithë të tjerët do të fillojnë të bien një nga një – më së shumti në Azi gjatë Luftës së Ftohtë. Kur Kina ra në duart e komunistëve, më 1949, SHBA-ja e përdori këtë zhvillim si arsye për të mbrojtur vendet e pafuqishme nga kërcënimi i komunizmit.

1960 – Agjentë të shërbimit sekret izraelit kapën nazistin Adolf Eichmann në Argjentinë. Eichman, anëtar i partisë naziste austriake, kryesoi zyrën austriake për emigracionin hebre (1938). Zelli në deportimin e hebrenjve i sollën tij ngritjen në pozitë (1939) si shef i seksionit hebraik të Gestapos. Eichmann nxiti përdorimin e dhomave të gazit për shfarosjen masive të hebrenjve në kampet e përqëndrimit, dhe mbikqyri keqtrajtimin, dëbimin dhe vrasjen e miliona hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. I arrestuar nga aleatët në vitin 1945, ai mundi të arratisej dhe u vendos në Argjentinë. Agjentët e shërbimit të fshehtë izraelit e zbuluan në vitin 1960 në Argjentinë dhe e rrëmbyen duke e çuar në Izrael, ku Eichman u gjykua (1961) dhe u ekzekutua me varje për krime kundër popullit hebre dhe kundër njerëzimit.

2003 – 91% e votuesve lituanezë zgjedhin anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e bërë Lituaninë vendin i parë ish-sovjetik anëtar i BE-së.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe