MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 4 maj?

04.05.2019 - 08:50

1776 – Ishulli i Rodit bëhet e para koloni amerikane që refuzoi aleancën me mbretin George III

1814 – Perandori Napoleon I o Francës arrin në Portoferrario në ishullin e Elbas.

1904 – SHBA-ja fillon punimet për hapjen e Kanalit të Panamasë

1912 – Italia pushton ishullin e Rodit

1932 – Në Atlanta (Georgia) SHBA, gangsteri Al Capone fillon të vuajë dënimin 15 vjet burg për evazion fiskal.

Lindur në Brooklyn, Nju Jork nga prindër emigrantë italianë nga rrethinat e Napolit, Capone u përfshi në veprime kriminale që në moshë të re. Ai u përjashtua nga shkolla kur ishte 14 vjeç; në të njëzetat, shkon në Çikago për të përfituar nga kontrabanda e pijeve alkoolike. Kjo rrugë e shtyu më thellë në krime. Pavarësisht këtij profesioni, Kapone u bë figurë e dashur publike.

Dhurata që ai shpërndante për kisha, shkolla, jetimore e organizata bamirëse, duke përdorur paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme, bënë që Kapone të shihej nga shumë njerëz si Robin Hud i kohëve moderne. Por ky emër u cënua në vitin 1929 me Masakrën e Ditës së Shën Valentinit, kur 7 anëtarët të një bande rivale u ekzekutuan; dyshimet ranë mbi Kaponen, edhe pse ai i dënoi publikisht vrasjet. Megjithatë, nuk ishin vrasjet që e çuan atë në burg, por refuzimi për të paguar taksat. Al Kapone thoshte se meqenëse pararatë i kishte fituar në rrugë të paligjshme, atij nuk i takonte të paguante taksa që ishin për të ardhurat e siguruara ligjshëm. Por gjykatësi kishte tjetër mendim, dhe në vitin 1931, Kapone u dënua me burgim. Më 1939, ai u lirua me kusht dhe u vendos në pronën e tij në Palm Island, Florida, me disa miliona dollarë që u kishin shpëtuar sekuestrimit, ku jetoi edhe 8 vjet, në vetmi dhe shëndet të rrënuar.

1949 – E tërë skuadra e futbollit të Torinos (përveç dy lojtarëve që munguan për arsye shëndetësore) u vra në një përplasje avioni në kodrën Superga në Turin, Itali

1953 – Ernest Heminguej fiton Çmimin Pulitzer për Plaku dhe Deti. Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway përfundon librin Plaku dhe Deti dhe e cilëson atë si romanin më të mirë që ka shkruar ndonjëherë.

1959 – Mbahen të parat çmime Grammy

1979 – Margaret Thatcher bëhet gruaja e parë që emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.

1980– vdiq në Beograd në moshën 88-vjeçare Josip Broz Tito, lideri komunist i Jugosllavisë që nga 1945.

Josip, lindur më 1892, ishte fëmija i shtatë nga prindër, i ati kroat, e ëma sllovene. Gjatë luftës së Parë Botërore (1914 – 1918), Tito shërbeu në ushtrinë austro-hungareze, edhe u gradua. Ai u plagos rëndë në këtë luftë dhe u kap rob nga trupat cariste ruse; u dërgua në një kamp pune në malet Urale, ku ra në kontakt me komunistët rusë; mori pjesë në Revolucionin e Tetorit; u bë anëtar i Gardës së Kuqe. Pas kthimit në Kroaci, ai e gjeti veten në Mbretërinë e re të Jugosllavisë, ku u bashkua me Partinë Komuniste.

Tito ishte arkitekti kryesor i Jugosllavisë së dytë: Federatës Socialiste. Nga viti 1943 deri në vdekjen e tij në vitin 1980, ai mbajti gradën e Marshallit të Jugosllavisë; shërbeu si komandant suprem i ushtrisë Jugosllave, dhe së fundi president. Me një reputacion shumë të favorshëm mes dy blloqeve të Luftës së Ftohtë (Lindje e Perëndim), Tito, sa ishte gjallë, mori dekorata nga 98 vende të huaja. Pas vdekjes së tij, në vitin 1980, mes republikave jugosllave u shfaqën tensione, duke filluar me demonstratat në Kosovë më 1981; në vitin 1991 Jugosllavia u shpërbë, duke kaluar në një seri luftërash dhe trazirash që zgjatën deri në pjesën tjetër të mijëvjeçarit të tretë; ndikimi i të cilave vazhdon të ndjehet ne shumicën e ish-republikave jugosllave edhe sot e kësaj dite.

1990 – Letonia fiton pavarësinë.

2010 – SHBA: Arrestohet një njeri për ndërlidhje me sulmin e pretenduar me automjet bombë në sheshin Tajms Skuer në Nju Jork.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe