31.05.2019 - 13:39
Gjatë ditës së sotme Holanda ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Europian projekt-rezolutën e miratuar pak kohë më parë, përmes së cilës kërkonin rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda i kërkoi Komisionit Europian të pezullojë vizat për shtetasit shqiptarë.
Rezoluta u hartua nga 5 partitë, VVD, CDA, PVV, SP, CU dhe u votua me me shumicë votash, 108 vota pro dhe 42 kundër.
Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.