MENU
klinika

Seanca dëgjimore

Holandë/ Hajdari: Opozita parlamentare pro negociatave

21.05.2019 - 21:12

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari tha se opozita parlamentare mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor.

Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në parlamentin e Holandës, Hajdari tha se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë.

“Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Jo vetëm Qeveria, por edhe opozita parlamentare mendon se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave në qershor”, deklaroi Hajdari.

Sipas saj, hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit.