Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare në nder të major Klodian Tanushit.
Tanushi humbi jetën më 10 maj në Letoni, si pasojë e aksidentit të ndodhur më 6 maj, ku humbi jetën edhe nëtetarja Zafire Hasanaj.
Kanë nisur në këto momente homazhet për major Klodian Tanushin në Muzeun Historik Kombëtar.
Të pranishëm në ceremoninë e lamtumirës janë edhe fëmijët e ushtarakut shqiptar që ra në krye të detyrës.
Në këto pamje shihet teksa djali i madh puth arkivolin, ndërsa e pranishme është edhe vajza e dëshmorit vetëm 1 vjeçe.
Gjithashtu, Komisioni Qëndror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.
Trupi i pajetë i Tanushit mbërriti dje në atdhe, ndërsa homazhet në nder të tij, po zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.
Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.