MENU
klinika

Deklarata

Homazhet për major Tanushin/ Xhaçka shpërthen në lot, zbulon amanetin e tij të fundit

16.05.2019 - 13:03

Teksa ka dhënë mesazhin e lamtumirës për major Klodian Tanushin, i cili përcillet sot në banesën e fundit, ministrja Olta Xhaçka ka shpërthyer në lot.

Gjatë fjalës së saj para familjarëve, ministrja është shprehur se major Tanushi iu ka lënë një boshllëk të madh gjithë familjarëve, por edhe kolegëve e vetë ministres. Ndër të tjera, Xhaçka ka zbuluar dhe amanetin e fundit të Tanushit, që është se “mbi interesat vetjake, duhen vënë interesat e shoqërisë.

Fatkeqësisht dhimbja na u shtua përsëri, pas vdekjes së Zarife Hasanajt. Ndarja nga jeta e major Klodian Tanushit është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sado pak zemrat e familjarëve.

Edhe pse mirënjohja dhe krenari është pa kufi, sërish nuk mund ta zbusim zemrën e bërë gurë të familjarëve të tij. Jemi pranë tyre. Është shumë e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak dhe që besoja se do ia dilte mbanë.

Ai nuk ia doli duke na lënë një boshllëk të madh bashkë me humbjen e pakthyeshme. Por, ai është një njeri i rrallë. Majori e përmbushi me krenari misionin e tij, duke sakrifikuar jetën.

Majori na la amanetin e fundit “mbi interesat vetjake, të vëmë interesat e gjithë Shqipërisë”. Prehu në paqe të përjetshme heroi ynë, dëshmori më i ri i Atdheut”, tha Xhaçka.