MENU
klinika

Aksidenti tragjik

Humbi jetën në Rumani, homazhe për oficerin shqiptar

26.05.2019 - 11:08

Në hollin e teatrit “Skampa” në Elbasan, gjatë ditës së sotme u zhvilluan homazhe në nder të Ervin Mirakut, oficerit dhe djalit të dy mësuesve të nderuar elbasanas, Platon dhe Nexhmije Mirakut.

Homazhet janë zhvilluar nga ora 10:00 deri në orën 11:00.

Kujtojmë që oficeri Dervina humbi jetën në një aksident tragjik në Rumani, teksa kthehej nga ditëlindja e bashkëshortes së tij.

Në homozhe ishin të pranishëm disa qindra miq, të afërm, familjarë, drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga Garda e Republikës, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë dhe jo vetëm.

Kurora u vendosën edhe nga ambasada e Rumanisë dhe shumë institucione të tjera.

Ai ishte me detyrë Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

Në këtë aksident humbi jetën edhe bashkëshortja e tij rumune.

Ngjarja tragjike u regjistrua në rrugën kombëtare Brâncoveneşti- Suseni, ku mbetën të lënduar edhe katër persona të tjerë.

Sikurse raportuan mediat rumune, Dervina me origjinë nga Elbasani, ishte duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të Ambasadës Shqiptare, kur u përplas me një kamion mallrash.