MENU
klinika

Agjenti italian 'hedh bombën'

“Hysaj tek Juventus, bashkë me Sarrin”

31.05.2019 - 20:39

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi mendon se Maurizio Sarri do të shkojë te Juventusi dhe do të marrë me vete edhe mbrojtësin e Napolit.

Hysaj të premten ka treguar se dëshiron të largohet nga Napoli, ndaj Giuffredi beson se një bashkim me Sarri te Juve është i mundur.

“Katër vjet kanë kaluar dhe një lojtar si Hysaj mund të dëshirojë të provojë përvoja të reja, veçanërisht nëse në tre vitet e para ai dha paraqitje të mëdha dhe pastaj sezonin e kaluar ai u kritikua shumë. Kjo na dëmton pak. Hysaj qëndroi në Napoli edhe pse e kërkoi Bayern Munich për gjysmë rroge më pak.

Elseid Hysaj

Vitin e kaluar kam biseduar me Juventusin, por Hysaj më tha se donte të qëndronte dhe të përpiqej të fitonte Scudetton. Inati im është për shkak të faktit se përkundër këtij akti të dashurisë, ata të gjithë u kthyen kundër tij, duke harruar atë që ai bëri për ta.

Unë mendoj se Sarri do të shkojë te Juventusi dhe cili lojtar nuk do të donte të ndiqte trajnerin që e bëri të tregonte më të mirën nga vetja?”, ka thënë Giuffredi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN