MENU
klinika

EMRI

I dënuar në Gjermani, kush është deputeti i ri që u betua sot në Kuvend?

23.05.2019 - 12:07

Gjatë seancës së sotme plenare janë betuar dy deputetë të rinj në Kuvend.

Bëhet fjalë për Ervis Meçon dhe Artemis Dralo Malon.

Malo merr mandatin e lënë nga Flamur Golemi, i cili kandidon për Bashkinë Gjirokastër.

Ndërkohë Ervis Meço merr mandatin, pasi ishte pjesë e listës shumë-emërore e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës.

Meço përfaqëson komunitetin Egjiptian, ndërkohë ka qenë kandidat i Partisë për Europianizim dhe Integrim, me kryetar Rivelino Çuno.

Meço në formularin e tij të dekriminalizimit sqaronte se ishte dënuar në Gjermani me 30 ditë burg.

Ai shkruante se vepra penale e tij është konvertuar në gjobë, të cilën e ka paguar.

Meço akuzohet se ka përgjuar/regjistruar në mënyrë të paligjshme një zyrtar gjerman dhe për këtë vepër penale ai është dënuar me burgim.

Ai shkruante në formular se për katër muaj ka qendërzuar në Gjermani si azilant politik, por nuk e ka përfituar statusin.

Meço ka shkuar në Gjermani për azil pas zgjedhjeve të 2017.

Si bashkëpunuan me Suel Çelën për të manipuluar opinionin publik

Masat e sigurisë ndaj gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, SPAK reagon zyrtarisht

Atentati i dështuar ndaj “Otit të Elbasanit”

SPAK: Grupi i Suel Çelës siguroi kushtet dhe mjetet për ta eliminuar

Urdhri për ekzekutimin e tij u dha nga Suel Çela!

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas

Rolet e 21 personave për të cilët u lëshua masë sigurie

Gjyqtarë, policë dhe gazetarë! Goditja e grupit kriminal, SPAK njoftim zyrtar