08.05.2019 - 13:41
“Do ta ndali me sa të jetë e mundur influencën ruse në Ballkan”, kështu është shprehur kryeministri Ramush Haradinaj teksa ka komentuar vizitën e zyrtarëve të lartë serbë në Shqipëri.
Media serbe në Beograd ka cituar kreun e qeverisë së Kosovës, i cil tha se plani rus për të krijuar Republikë Serbe në Kosovë nuk ka për të ndodhur asnjëherë.
Haradinaj u shpreh se:
“Dodik ta shohë në ëndërr se ndonjëherë mund të krijojë asociacion komunash në veriun e Kosovës”.
Kreu i qeverisë në Prishtinë deklaroi se Kosova është e vendosur në rrugën e saj euro-atlantike.
Ai përsëriti se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të ishte hapi i parë drejt pajtimit dhe heqjes së taksave.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janusz Bugajski
“Protesta e 16-Shkurtit do të sjellë ndryshimin politik”
Strategjia e re ruse