MENU
klinika

Deklarata

Ish-sekretari i NATO mesazh politikës shqiptare: Kujdesuni për…

22.05.2019 - 10:27

Ish-Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffe, njëherazi edhe ministër i shtetit në Holandë ka pasur një takim me delegacionin shqiptar në Holandë.

Gjatë fjalës së tij, Scheffe tha se ka dëgjuar me vëmendje interesat e Shqipërisë dhe dëshirën e saj për të vijuar rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ai porositi qeverinë dhe opozitën që të kujdesen më shumë që imazhi i Shqipërisë të jetë i duhuri në arenën ndërkombëtare.

“Pata një bisedë shumë interesante me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, dhe çfarë është më e rëndësishme edhe me përfaqësues të opozitës dhe të qeverisë, pra ishte një delegacion gjithëpërfshirës, i cili më shpjegoi mua se cilat janë ambiciet e Shqipërisë për sa i përket Integrimit Evropian.

Edhe interlokutorët e mi, ndërmjetësit, pa dyshim kanë kërkuar dhe po kërkojnë për një sinjal nga ana e Bashkimit Evropian që procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk ka ndaluar.

U tregova atyre se Shqipëria ka një rrugë jo të lehtë për të përshkuar, jo aq shumë për shkak të Shqipërisë por se në Bashkimin Evropian ka një rrymë populiste të fortë e cila nuk është e favorshme për vendet e reja që ti bashkohen Bashkimit Evropian, kështu që i inkurajova miqtë e mi shqiptarë për misionin e tyre për t’i treguar Bashkimit Evropian se Shqipëria është shumë serioze me reformat, edhe momenti duhet vijë dhe duhet të arrijë, kur Shqipëria të marrë sinjalin politik nga Brukseli nga krerët e qeverive dhe shteteve të Bashkimit Europian dhe se procesi i zgjerimit nuk ka ndaluar dhe mendoj dhe kështu duhet të jetë sipas opinionit tim se ambicia kryesore e politikanëve shqiptarë, qeverisë shqiptare tani dhe të opozitës është të kujdesen që imazhi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian të jetë i duhuri.

Ky është mesazhi im dhe unë u kënaqa shumë me bisedën që pata me miqtë nga Shqipëria”-tha ai.