Julian Assange iu është nënshtruar një torture të zgjatur psikologjike, është shprehur një ekspert torture në OKB.
Nils Melzer i kërkoi Britanisë të mos ekstradojë themeluesin e Ëikileaks, duke paralajmëruar se të drejtat e tij njerëzore do të shkelen dhe se ai nuk është i aftë për t’u gjykuar. Një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë tha se Britania e Madhe nuk mori pjesë në tortura.
Gjykatësit ishin të pavarur nga qeveria dhe të gjithë të dënuarit kishin të drejtën e apelimit, shtoi zëdhënësi. 47-vjeçari po lufton kundër ekstradimit në SHBA lidhur me akuzat që lidhen rrjedhjen e sekreteve qeveritare.
Ai kërkoi azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012, ku qëndroi deri në arrestimin e tij më parë këtë vit. Melzer u takua me Assange në fillim të majit.
“Unë kam punuar në shumë fusha të luftës në jetën time, në situata të dhunës dhe kam biseduar me viktimat e persekutimit në mbarë botën dhe kam parë mizori shumë serioze”, tha Melzer për BBC. “Por ajo që nuk kam parë është sesi një person i vetëm është izoluar qëllimisht dhe persekutuar nga disa shtete demokratike në një përpjekje të bashkërenduar për të dëmtuar përfundimisht vullnetin e tij.”
Ai shtoi se beson se Assange ka shumë frikë që nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara nuk ka asnjë shans për të marrë një gjykim të drejtë.