30.05.2019 - 22:32
Juventus ka kontaktuar Real Madrid duke i ofruar një shkëmbim mbrojtësish Alex Sandro-Marcelo.
Të dy lojtarët kanë vuajtur sezonin që sapo përfundoi me skuadrat e tyre dhe një ndryshim ambienti mund t’u bëjë mirë.
Sipas faqes së lajmeve spanjolle Defensa Centra, problemi është Zinedine Zidane, i cili kërkon të mbajë Marcelon në skuadër për të paktën edhe një sezon.
Gjithashtu trajneri francez nuk është i bindur 100% nga Alex Sandro dhe nuk mendon se shkëmbimi do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë.
Megjithatë, vendimtar do të jetë edhe vullneti i lojtarëve, sepse nëse Marcelo vendos të largohet, trajneri i tij do ta kishte të vështirë ta ndalte.