Juventusi është i gatshëm të ofrojë Paulo Dybalan dhe Alex Sandron në këmbim të mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Sipas gazetës britanike Sunday Express, Bianconerët shpresojnë të përdorin dy lojtarët e tyre si pjesë të marrëveshjes për të ulur çmimin prej 140 milionë euro të kërkuar për Pobgan.
Dybala dhe Sandro janë përfolur shumë si largime të mundshme të verës, por kjo varet nga trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër”.
Në mediat italiane është përfolur gjatë ditëve të fundit se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, fluturoi në Londër jo vetëm për bisedime Pochettinon dhe Guardiolën, por edhe për Pogban.
Do të ishte një rikthim në Torino për 26-vjeçarin, i cili u shit në “Old Trafford” për 105 milionë euro në verën e vitit 2016.
Francezi viziton shpesh Torinon, ndërkohë që ishte prezent javën e në festën e largimit të mbrojtësit, Andrea Barzagli.