MENU
klinika

KLP vendos

Caktohet kreu i ri i Prokurorisë Gjirokastër

21.05.2019 - 13:56

Në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër është vënë Julian Cafka.

Emërimi i Cakfës erdhi pas shkarkimit nga KPK të prokurorit Arben Pasho.

Vendimi për emërimin e Julian Cafkës u mor në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë mbledhjes së KLP, u vendos edhe drejtuesja e re e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Korçë.

Në krye të kësaj prokurorie është vendosur Irena Rozeta Qirjaqi.