MENU
klinika

Konkluzionet

Kompensimi i pronave, Avokati i Popullit zbardh problematikat

25.05.2019 - 21:48

Avokati i Popullit publikon problematika që lidhen me respektimin e së drejtës së prone.

Sipas Avokatit të Popullit problematika janë mospërfundimi i procesit të regjistrimit fillestar sistematik të pronave, në ato zona kadastrale ku është vendosur për njohjen dhe kthimin/kompesimin e pasurive të paluajtëshme dhe Tejzgjatja e procesit të shqyrtimit të vetëdeklarimeve të kryera prej subjekteve, të cilët kanë kryer ndërtimin e objekteve informale edhe pse janë deklaruar afate kohore konkrete për përfundimin e këtij procesi.

Një tjetër problem që po zbarrit vënin në vend të të drejtës mbi pronën është tejzgjatja e procesit të shqyrtimit të titujve të pronësisë, të nxjerra në zbatim të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, dhe moskrijimi i një harte të vetme unike, dixhitale, që mund të japë informacion mbi pronën.

Konkluzionet janë dhënë nga Avokati i Popullit, mbështetur në monitorimin e bëra nga ky institucion nga ankesat që kanë ardhur vitet e fundit, kryesisht në 2018, për të drejtën e shpronësimit.

Mosekzekutimi deri më sot i 26 mijë vendimeve me të drejtë kompensimi, të dhëna ndër vite prej Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve (AKKP), sot Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP), ka bërë që ky proces të mbetet ende në kuadrin deklarativ.

Çështja e moszbatimit të vendimeve të gjykatave si dhe i vendimeve administrative, në lidhje me kthimin dhe/ose kompensimin e pronarëve ka qenë dhe mbetet një problem sistematik.”-thotë Avokati i Popullit në një raport të fundit.

Nga ana tjetër, Ap shton se , detyrimi i parashikuar në pikën 1, të nenit 34, të Ligjit nr.133/2015, për përfundimin e procesit të shqyrtimit të dosjeve që janë aplikuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që kanë qënë në proces shqyrtimi pranë ATP-së, brenda një afati 3 vjeçar nga hyrja në fuqi e ligjit, nuk është përmbushur nga ana e ATP-së.

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme me mospërputhje në sipërfaqe, nga sipërfaqja e përcaktuar në titullin e pronësisë është një tjetër çështje e mprehtë, e cila kërkon zgjidhje.