Përfaqësuesit e Partisë Komuniste kanë nderuar sot të rënët e Atdheut në Varrezat e Dëshmorëve.
Ata u shfaqën me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, me grusht, banderola si dhe yllin me pesë cepa.
Nisja drejt Varrezave të Dëshmorëve u bë pas largimit të përfaqësuesve së Partisë Demokratike.
Kjo nuk është hera e parë, pasi në çdo festë komunistët kryejnë nderime e homazhe me foton e diktatorit.
Madje një vit më parë u përplasën me përfaqësues të PD-së, ku përveç provokimit me foto e simbole, nisën të brohorisnin emrin e ish-diktatorit.
PD ishte angazhuar për të çuar në Kuvend një projektligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist, por tani demokratët janë jashtë parlamentit.