MENU
klinika

Detajet

Konfliktohet me njerëzit e gruas, vret veten 30-vjeçari

02.05.2019 - 14:52

Një 30-vjeçar në Klos ka vrarë veten, pasi është konfliktuar me njerëzit e gruas.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos.

Viktima është identifikuar si Ari Hoxha, 30 vjeç.

“Shërbimet e Policisë të Stacionit Klos u nisen menjëherë drejt adresës ku kishin marrë informacion për personin e armatosur, i cili ishte person i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Klos kanë kërkuar përforcime dhe kanë rrethuar në distancë banesën.”, informon policia.

Në pritje të ardhjes së përforcimeve nga DVP Dibër, shërbimet e Policisë kanë dëgjuar një të shtënë armë zjarri. 

“Rreth 150 metra larg banesës së vjehrrit është gjetur dyshohet i vetëvrarë me një plumb në kokë shtetasi Ari Hoxha.” thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Matit është në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarje.