MENU
klinika

Regjistrimi në KZAZ

KQZ nuk regjistron komisionerët e opozitës, PD-LSI ankimojnë vendimin

28.05.2019 - 17:25

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vendosur të ankimojnë në Kolegjin e Apelimit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar anëtarët e tyre në KZAZ.

kqz
kqz

Pesë ditë më parë, KQZ me votat e anëtarëve të Partisë Socialiste vendosi të mos regjistronte komisionerët e propozuar nga dy partitë e mëdha të opozitës në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Pavarësisht se PD dhe LSI nuk marrin pjesë në zgjedhjet, ato vendosën për të dërguar anëtarë vetëm në KZAZ.