MENU
klinika

Detajet

KQZ rrëzon KZAZ-n/ Regjistron kandidatët e ‘BD’ në Libohovë

27.05.2019 - 14:45

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka rrëzuar sot vendimin e KZAZ për mos-regjistrimin e kandidatëve për këshilltarë të Bindjes Demokratike në Libohovë.

KZAZ numër 79 në Bashkinë e Libohovës argumentoi vendimin e saj duke thënë se shkak për mos-regjistrimin e kandidatëve është bërë mungesa e dokumentacionit.

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj, pretendoi se dokumentacioni është dorëzuar i plotë në KQZ, brenda afatit.

Pas kontrollit në protokollin e KQZ, dokumentacioni i munguar u gjet dhe KQZ mori vendim qe të detyrojë KZAZ nr 79 që të regjistrojë listën shumëemërore për Këshillin Bashkiak të Bindjes Demokratike për Bashkinë Libohovë.

Zguri kërkoi sërisht kthimin ne Kuvend të mandatit të Andi Përmetit dhe deklaratës së Lefter Kokës, pasi sipas tij regjistrimi i Bindjes Demokratike nuk është në përputhje me ligjin.