MENU
klinika

Reagon Athina zyrtare

Kreu i OMONIA-s nuk mund të “marrë” Himarën, KQZ refuzon kandidimin

18.05.2019 - 11:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kandidaturën e Dhionisios Alfred Beleri për të garuar si i pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Beleri ishte regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, por pas verfikimeve të kryera në formularin e vetëdekriminalizimit, KQZ ka marrë vendimin për ta refuzuar kërkesën e tij.

Shkak për këtë vendim është bërë një vendim gjyqësor i formës së prerë i dhënë ndaj tij vite më parë.

Dy muaj më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapi hetimet për masakrën e Peshkëpisë ku mbetën të vrarë dy ushtarakët shqiptarë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, të cilët u sulmuan nga një bandë e armatosur greke në mesnatën e 10 Prillit të vitit 1994.

Në këtë çështje sipas prokurorisë person nën hetim është edhe Fredi Beleri.

Pas vendimit të KQZ-së reagoi edhe Athina zyrtare, ku shprehet e shqetësuar për refuzimin e kandidaturës së kryetarit të Omonias për Himarën Dhionisis Alfred Beleri.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke shkruhet se vendimi i KQZ është i pabazuar në ligj, ndërsa shpreh mbështetjen për minoritetin grek në Shqipëri.

Gjithashtu gjatë mbledhjes së pasdites së 17 majit, KQZ refuzoi edhe kandidaturën e Gjin Nika për këshillin e bashkisë Shkodër si dhe të Alfred Alfredaj për këshillin e bashkisë Tropojë. Nika dhe Alfredaj janë kandidatura të Pasrtisë Socialiste të Moderuar.