Përmes një deklarate për mediat, presidenti Meta ka dalë me një thirrje të qartë për palët politike dhe ka kërkuar që vendi nuk duhet të shkojë në konfrontim.
Meta para mediave tha se palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos tregohen egoistë por të mendojnë për të mirën e vendit dhe të mos e çojnë atë në konfrontim.
Gjithashtu presidenti tha se ata duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pasojat që i presin nëse ndodh që vendi të shkojë në konfrontim civil.
“Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të mos jenë egoistë, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim”, u shpreh Presidenti i vendit.
I pyetur nëse ka thirrur një tryezë politike për të zgjidhur krizën në vend mes palëve politike, ai u përgjigj:
“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër tek presidenti. Ata e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të përgjegjshëm për pasojat që do të kenë nëse do të shkojë vendi në konfrontim“, theksoi kreu i shtetit.