MENU
klinika

Nderimet ndaj dëshmorëve

Kryemadhi: Frymëzim për të mbajtur të shenjtë Shqipërinë e lirë

05.05.2019 - 13:11

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është bashkuar nderimeve të 5 Majit për të rënët e luftës.

Sipas Kryemadhit, jetët e flijuara na frymëzojnë edhe sot për ta mbajtur të shenjtë amanetin, Shqipërinë e lirë.

“Në 5 maj i gjithë Atdheu mban frymën në respekt të pafund për të rënët për atdheun, martirët e kombit që sakrifikuan jetën e tyre e në emër të Shqipërisë.

kryemadhi-ne-gramsh-konica.al

Lufta për çlirimin e atdheut gjaku i derdhur, jetët e flijuara dhe sakrificat sublime për lirinë e tij, janë gdhendur si dëshmia monumentale e një populli që ka luftuar në mënyrë të paepur me pushtuesit gjatë gjithë historisë së tij.

Nderimi ndaj dëshmorëve, është nderim për historinë e popullit, por është edhe një referencë krenarie, që na frymëzon për ta mbajtur të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut!”, shkruan Kryemadhi.