MENU
klinika

Samiti i Berlinit

Kryeministrja e Serbisë: E zhgënjyer nga Rama

03.05.2019 - 10:54

Jo vetën Ramush Haradinaj, por edhe kryeministrja serbe, Ana Branbiç u shpreh e zhgënjyer nga homologu i saj shqiptar, Edi Rama, pas samitit të Berlinit. Lajmi bAhet i ditur nga media vendase “telegraf.rs”.

“Nuk e shoh politikën shumë ndryshe nga marrëdhëniet ndërpersonale. Nëse bisedohet për diçka si politikanë dhe më pas(…) sheh gjëra të tjera, provokime në kurriz të Serbisë… Në këtë rast jam absolutisht e zhgënjyer”, tha Brnabiç.

Ajo shtoi se “për Ramën mendonte se ai kishte një tjetër vizion të marrëdhënieve në Ballkan dhe të marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve (…) por ai përpiqet të mbledhë pikë politike”.

Kryeministrja e Serbisë theksoi se “duhet të ketë më shumë sinqeritet në politikë, veçanërisht në situata kaq komplekse”.

Haradinaj fill pas samitit pati deklaruar se Rama e Thaçi i kanë bërë presion të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

“Edhe dje u përsërit ajo që më ka ndodhë edhe në të kaluarën. Isha krejtësisht i vetëm në një qëndrim. Ma së fshtiri ish. Edhe presidenti, edhe Edi Rama më shumë bënin presion ata dy me e heq taksën, sesa shtetet tjera. Të gjithë insistonin që me respektu qëndrimin e kancelares dhe Macronit, që ky është një shans i mirë për Kosovën e që nuk duhet me e humb.

Një insistim direkt i pandalshëm. Në një gjuhë që ishte në anglisht, qe e merrnin vesh, edhe kancelarja edhe presidenti Macron”, ka thënë Haradinaj në një intervistë ekskluzive për T7 nga Berlini.