MENU
klinika

Deklarata

Përfundon kryesia e PS/ Rama: Jemi gati për fushatë

11.05.2019 - 12:11

Kryeministri Edi Rama foli para gazetarëve në përfundim të mbledhjes së kryesisë nga Partia Socialiste.

Rama u shpreh se forca politike që drejton ka përfunduar zyrtarizimin e kandidatëve të 61 bashkive në vend.

Edhe pse opozita ka paralajmëruar mbajtjen e protestës, Rama u shpreh i vendosur se nuk do të ketë asnjë ndryshim të planeve të tij e se së shpejti do të nisë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Sic e dini sot kemi pasur mbledhjen e Kryesisë së PS për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë si edhe për të diskutuar për formësimin e listave për këshillat e bashkive.

Nesër të deleguarit sipas qarqeve do jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese dhe më pas do nisim fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kemi vendosur për të gjitha bashkitë, janë disa detaje të fundit, s’ka asnjë problem të deleguarit kanë mandatin.” u shpreh Rama