Mjekësia Ligjore në lidhje me vrasjen e Admir Muratajt, në grabitjen e 9 prillit ka dalë në konkluzionin se Murataj është qëlluar nga një distancë prej 15 metrash.
Ekspertiza i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët po kryejnë hetimet lidhur me grabitjen e aeroportit të Rinasit.
Sakaq, në dokumentin e mjekësisë ligjore thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Nga ana tjetër ende nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën është qëlluar.
Kujtojmë se disa ditë më parë, familjarët dorëzuan padinë duke hedhur dyshime për mënyrën e vrasjes së Muaratajt. Ndërkaq, Krimet e Rënda mbyllën çështjen e 44-vjeçarit, pasi Mjekëisa Ligjore dorëzoi certifikatën e vdekjes.