“Vazhdojnë stërvitjet për të qenë të gatshëm dhe për të garantuar siguri për njerëzit në Kosovë”, kështu është njoftuar nga KFOR’i.
Shpesh herë lëvizjet e fundit të trupave të KFOR’it janë parë si paralajmërime të ndonjë tensioni.
Stërvitjen e ardhshme KFOR ka vendosur që t’i lajmërojë përmes një postimi në Facebook, ku tregon se gjendja në vend është normale.
‘Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në shkrimin e postuar në “Facebook”, të KFORI-it.
Kujtojme se para një muaji, në veri të Mitrovicës ka pasur reagime për shkak se në kuadër të një lëvizjeje të KFOR’it në këtë zonë ishin pjesëmarrës edhe ushtarët e Shqipërisë.
Emblemat në uniformat e tyre janë përshkruar si provokim nga mediat serbe.